TURP/ Bashkia Gjirokastër tallet me familjen e Irsës së ndjerë, i jep vetëm 300 mijë lekë ndihmë

Jugulajm.net
2 Min Read

Keshilli Bashkiak i Gjirokastres ka miratuar nje ndihme per familjen e 17-vjecares se ndjere, Irsa Muçollari, per t’iu gjendur prane ne keto dite te veshtira.

Vendimi eshte miratuar ne mbledhjen e nje dite me pare te Keshillit Bashkiak dhe ka marre aprovimin e anetareve te te gjitha subjekteve politike prezente ne kuvendin vendor.

Fondi i ndihmes eshte ne kufijte e 300 mije lekeve dhe u propozua nga kryebashkiaku, Flamur Golemi, nje shume qesharake kjo per nje rast shume tragjik, nderkohe qe ka ndodhur me pare ku dikujt te cilit i’u dogj shtepia nga pakujdesia, po ky organ legjislativ i pati akorduar 1 milione leke ndihme.

Standarti i Bashkise se Gjirokastres dhe ne kete rast eshte unik.

Pra per nje tragjedi te ketyre permasave Flamur Golemi e vlereson me 300 mije leke, ndersa kur te merr zjarr shtepia, pasi ke harruar fasulet ne furrnelen elektrike, Bashkia e zgjidh qesen per patronazhistin e tyre.

Ky 300 mije lekesh eshte tallje per nje tragjedi te ketyre permasave nga ana e autoriteteve vendore me ne krye kryebashkiakun e Gjirokastres, i cili edhe sot qe kane kaluar 5 dite nga ngjarja nuk e ka pare te udhes, qe t’i kushtoje ”dy gisht karte” ngushellimi familjes Muçollari.

Share This Article