Një 20-vjeçare ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd.
Raportohet se viktima Megi Xhetani, ishte pasagjerë në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Zef Sinani, 34-vjeç.
Makina ku ata udhëtonin u përplas me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut
Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.
Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash.