Dëmtoi automjetin e 27-vjeçarit, procedohet 66-vjeçari nga Kurtëzi

Jugulajm.net
0 Min Read
Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin-A. B., 66 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, automjetin e një 27-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article