LAJM I FUNDIT!! Gara për kreun e PD në Gjirokastër, rikandidon kreu aktual Eri Shehaj

Jugulajm.net
5 Min Read

Proçesi zgjedhor ne PD e Shqiperise eshte ne fazen e saj kulminante. Deget e PD neper bashkite e vendit, jane ne proçesin e daljes se kandidaturave per kryetare te degeve çka brenda ketij muaji do te ballafaqohen ne gare permes parimit “Nje anetar-nje vote”.

Ne Gjirokaster, ky proçes po ecen me ritme te kenaqshme dhe derime tani sipas informacioneve qe ka siguruar Jugulajm.net baza demokrate seksionet dhe grupseksionet ne mbare qarkun, po ecin gradualisht drejt proçesit final.

Per degen e PD ne Gjirokaster, pritet te rikandidoje per nje tjeter mandat kryetari aktual Eri Shehaj me profesion ekonomist dhe demokrat me fis e me farë. Nese do te behet nje bilanc, mund te thuhet pa frike se nen drejtimin e zotit Shehaj, PD Gjirokaster ka qene me e organizuar dhe brenda pritshmerive persa i perket rezultateve.

Ndonese Gjirokastra eshte nje zone e majte, PD i ka ruajtur kuotat e veta ndonese pushteti socialist ka joshur disa syresh me poste drejtoresh apo rroga ne administraten publike, individe qe dikur te “vrisnin” per PD. Megjithate derime tani sinjali per rikandidim ka ardhur nga vete zoti Shehaj permes nje statusi ne rrjetin social FCB.

Statusi i Eri Shehaj ne FCB 

Të dashur miq demokratë dhe demokrate të palodhur të Degës Gjirokastër,
Këto 4 vite që lamë pas nuk kanë qenë aspak të lehta. Kanë qenë vite sfidash të vazhdueshme, përballjesh të forta dhe shpeshherë edhe zhgënjimesh që kanë vënë në provë qëndrueshmërinë tonë si familje politike. Kemi kaluar përçarje, kemi përballuar sulme të padrejta dhe kemi jetuar momente kur shumëkush mendoi se Partia Demokratike nuk do të mund të ringrihej më e fortë. Por jo për ne, demokratët e Gjirokastrës.
Sepse për ne, Partia Demokratike nuk është thjesht një emër, një histori apo një strukturë organizative. Ajo është një mision. Është sakrificë, është qëndresë, është besim i palëkundur tek vlerat që na bashkojnë. Dhe ju, demokratët e kësaj dege, e keni dëshmuar këtë çdo ditë, me përkushtim dhe dinjitet.
Në çdo lagje të qytetit, në çdo njësi administrative, në çdo takim e bashkëbisedim, në çdo fushatë që kemi përballuar së bashku, është ndjerë një forcë e madhe: forca e unitetit tonë. Një bindje e thellë se kjo familje nuk shpërbëhet kurrë. Se pavarësisht çdo vështirësie, ne dimë të qëndrojmë, të reflektojmë dhe të ngrihemi përsëri më të fortë. Kjo është arma jonë më e madhe dhe krenaria jonë.
Unë kam qenë mes jush gjatë gjithë kësaj kohe, jo vetëm si drejtues i kësaj dege, por si njëri prej jush. Kam ndarë të njëjtat shqetësime për të ardhmen, të njëjtat sfida në përballjen politike dhe të njëjtin vizion për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur dhe më fituese në Gjirokastër dhe më gjerë.
Sot, me shumë përulësi dhe me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për secilin prej jush, dua t’ju bëj me dije vendimin tim për të rikandiduar për Kryetar të Degës Gjirokastër për katër vitet e ardhshme.
Ky vendim nuk vjen sepse gjithçka është bërë si duhet. Përkundrazi. Vjen sepse jam i bindur që kemi ende shumë për të bërë së bashku. Sepse kjo degë ka potencial shumë më të madh. Sepse çdo demokrat meriton të ndihet i dëgjuar, i vlerësuar dhe i përfaqësuar me dinjitet.
Dua që rrugën që kemi nisur ta vazhdojmë së bashku, me më shumë energji, me më shumë bashkim dhe me një besim edhe më të fortë tek njëri-tjetri. Pa ndasi, pa mllefe dhe pa u kthyer pas, por duke parë përpara, drejt objektivave që na bashkojnë dhe fitoreve që na presin.
Mirënjohja ime për ju është e thellë dhe e sinqertë për çdo hap që kemi hedhur bashkë gjatë këtyre viteve. E di që nuk ka qenë e lehtë për askënd prej nesh. Por pikërisht sepse nuk ka qenë e lehtë, ajo që kemi ndërtuar ka më shumë vlerë, më shumë peshë dhe më shumë kuptim.
Me respekt dhe besim të plotë tek ju, ju kërkoj votëbesimin për të vazhduar këtë përgjegjësi, krah për krah me çdo demokrat të Degës Gjirokastër, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të fortë dhe më dinjitoze për Partinë Demokratike.
Share This Article