Diten e sotme eshte publikuar edhe fotoja e Flutura Bashës, gruas se pafajshme e cila humbi jetën në atentatin mbrëmjen e djeshme në Dobraç të Shkodrës.

Flutura Basha ishte viktima e pafajshme e këtij atentati, e cila po udhëtonte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, në momentin kur atentatorët kanë qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Mjeti i tyre më pas është përplas me motorin e çiftit Basha, duke lënë të vdekur Fluturën dhe në gjendje të rëndë është bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit dhe u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati.

Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj masakre, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë tre persona.

Po ashtu dyshime ka se në mjetin e viktimave ka qenë edhe një person i tretë, fati i të cilit nuk dihet.