Një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë e llojit kokainë, e ndarë në 36 blloqe me vlerë tregu rreth 3 milionë euro sipas hetuesve, është sekuestruar në portin e Livornos nga Policia Financiare dhe Agjencia e Doganave.
Tre persona janë arrestuar, sipas asaj që mësohet bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë të zbuluar nga financierët dhe stafi i ADM-së, teksa po përpiqeshin të merrnin lëndën narkotike nga një kontenier, i cili mbërriti nga Ekuadori, pasi kishte hyrë ilegalisht në zonën e portit, shkruan Ansa.
Lënda narkotike, pasi të jetë marrë dhe analizuar nga laboratori ADM, do të asgjësohet në një incenerator.