Kërcet arma në lokal, sherr mes 2 personave, plagoset njëri prej tyre

Jugulajm.net
1 Min Read

Një konflikt i çastit mes dy personave në një lokal ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë njërin prej tyre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Sauk, Tiranë, ku pas një sherri verbal mes dy shtetasve turq situata ka agravuar shpejt dhe njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëkombësit të tij.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri ka marrë një plumb në shpatull. Ai është transportuar me urgjencë drejt një spitali privat në kryeqytet për të marrë mjekim të specializuar.

Burimet mjekësore bëjnë me dije se, fatmirësisht, plaga nuk i ka prekur organe jetësore dhe i dëmtuari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas të shtënave.

Ende nuk dihen motivet që çuan dy shtetasit e huaj drejt përplasjes me armë.

Share This Article