Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj së marte në aksin rrugor pranë fshatit Sovjan të Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka goditur një person që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.




