LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë 47-vjeçari, dyshohet se është…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë dhe dyshohet të jetë vetëvrarë në banesën e tij në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së hëne rreth orës 21:40, në rrugën “Sotir Caci”.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me iniciale B. G. dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë zjarri pistoletë brenda në banesën e tij.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Share This Article