Jashar Maja i cili u dhunua mbrëmjen e djeshme në konfliktin për gurore ka treguar në një intervistë për Euroenws Albania se si ndodhi kjo ngjarje.
Ai tha se deri më tani policia nuk ka reaguar për ngjarjen dhe se ju ka marrë vetëm nga një deklaratë.
dhunuari theksoi se video është filmuar nga vetë fisi Rraja për të treguar forcën që kanë. Mes të tjerash Maja nënvizoi se e gjithë ngjarja ishte e planifikuar.
Policia nuk ka reaguar. Na ka marrë vetëm një deklaratë. Nuk na ka pyetur njeri a jemi të gjallë a jemi të vdekur. Policia e Fushë- Krujës ka frikë të dalë në rrugë për të na dërguar ne në Tiranë. Video është filmuar nga ato në mënyrë që të tregojnë se ja kush janë. Po do i bëj dhe unë një video atyre, mos të kenë merak. Do tregoj dhe unë se kush jam. Do e shoh e gjithë bota se si do ja bëjë. Nuk kemi pasur më asnjë kontakt me të. I kam bërë një telefonatë Fred Karajt, është shok i Rrajës, i thashë se çfarë ju kam borxh që ma bëtë këtë gjë, më tha që nuk ke punë me mua, por me ata”- tha ai.