Kakavije, arrestohet 17-vjeçari, dyshohet se pë*dhunoi në prani të dy të miturve 10-vjeçarin në Gjirokastër

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar në Kakavijë një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.

Sipas policisë, ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç,  dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Adoleshenti u kap ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article