Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetin e saj facebook ka ndarë një mesazh ngushëllimi për familjen e Florian Saraçit, nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe stafin pedagogjik, pas ndarjes nga jeta të 17 vjeçarit ditën e djeshme për shkak të një ataku kardik.
Postimi i Kumbaros:
Një lojë e lënë përgjysmë ndali pabesisht zemrën e njomë të Florit, nxënësit të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, vetëm 17 vjeç, ndërsa ngriu fytyrat dhe buzëqeshjen e shokëve dhe mësuesve të tij, duke na e marrë padrejtësisht prej nesh e duke na lënë një pikëllim që s’ka fjalë ta tregojë e një dhimbje të zezë këtë të premte.
🙏 Ngushëllime prindërve, familjes, mësuesve e shokëve!
Qofsh i parajsës Flori 🤍🕊️




