Gjirokastër/Ndërron jetë e moshuara e Azilit të Pleqve, a do shkarkohet zinxhiri operues e drejtues i këtij institucioni?

Jugulajm.net
3 Min Read

Ndërron jetë e moshuara e Azilit të Pleqve në Gjirokastër Sheqere Zeko 72 vjeçe.

Lajmin e ka konfirmuar Jugulajm.net përmes kanaleve të komunikimit nga Spitali Memorial i Fierit, teksa e moshuara ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital.

Fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.

Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash, çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit, por që kurrësesi nuk ishin pretekst për humbjen e jetës. Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua egzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua, çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit. Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë.

Tashmë është koha që të identifikohen përgjegjësitë për humbjen e jetës së një banoreje të moshuar, që trajtohej në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës.

Ndonëse sipas akt-konstaimit nga ana e grupit hetimor bëhej fjalë për një aksident, kjo nuk lë pa përgjegjësi morale drejtuesen e këtij institucioni.

Në optikën e zhvillimeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Gjirokastër dhe ku aksidentalisht janë shënuar dy incidente mjaft të rënda, ku njëri me pasojë dhe tjetri lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, del imperative ndërhyrja e Bashkisë së Gjirokastrës për të vendosur standartet në vendin e caktuar. Kjo përkthehet me marrjen e vendimeve që rjedhin si të domosdoshme nga pasojat që krijoi vdekja e të moshuarës në Azilin e Pleqve.

Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, më e pakta do t’i duhet që të shkarkojë komplet zinxhirin operues dhe drejtues të Shtëpisë së të Moshuarve, në kushtet kur një banore e këtij institucioni humbi jetën, si pasojë e mosveprimit në kohë nga ana e kujdestareve dhe mos përkujdesjes, çka është me protokoll për raste të tilla.

Në të tilla raste, kolltuku i një drejtori nuk peshon më shumë sesa humbja e jetës së një të pafajshmeje.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga ana e kryebashkiakut Golemi për rastin e Azilit, atëherë kjo është kosto për vetë Bashkinë.

Share This Article