VIDEO/Rruga e shembur në Labovë, banorët apelojnë për zgjidhje, Bashkia Gjirokastër premton rehabilitim të shpejtë

Jugulajm.net
2 Min Read
Prej tre muajsh, banorët e Labovës së Zhapës në Bashkinë e Gjirokastrës, përballen me një situatë të vështirë si pasojë e dëmtimit të rëndë të rrugës që lidh fshatin me zonat e tjera. Segmenti është bërë i pakalueshëm, duke izoluar banorët dhe duke vështirësuar ndjeshëm jetën e tyre të përditshme. Si pasojë e rrëshqitjes së terrenit, dy banesa janë shpallur të pabanueshme. Prej tre muajsh, familjet që jetonin në këto shtëpi janë detyruar të largohen dhe të strehohen tek të afërmit e tyre, duke lënë pas shtëpitë ku kishin jetuar prej vitesh.
Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare pasi rreziku mbetet prezent dhe situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Edhe rruga alternative e hapur nuk është plotësisht funksionale. Sipas tyre, në raste emergjencash janë detyruar të transportojnë të sëmurët në krahë, pasi ambulanca nuk arrin të kalojë.
Kjo gjendje ka prekur jo vetëm këto familje, por edhe banorët e Labovës së Vogël, të cilët përballen me të njëjtat vështirësi në lëvizje dhe akses në shërbime bazë. Në fund, banorët bëjnë apel për një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi izolimi i zgjatur po rëndon çdo ditë e më shumë jetën e tyre.
Nga Bashkia Gjirokaster eshte garantuar nderhyrja ne kohen me te afert por kjo nderhyrje kerkon nje vleresim te terrenit pasi eshte shtufor dhe cdo nderhyrje ne kushtet e tashme stinore, eshte i parakohshem pasi terreni ende ka ngarkese lageshtie. Vec kesaj priten dhe vleresimi teknik nga Instituti i Gjeologjise sesi duhet te nderhyhet.
Share This Article