Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, ku një grua ka mbetur e dhunuar pas një sulmi të papritur që i ka shkaktuar momente frike dhe pasigurie.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dërmenas në Fier, ndërsa pas kallëzimit të bërë, uniformat blu kanë arrestuar të dyshuarin J.V., 31 vjeç, banues në këtë zonë.
Paraprakisht bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende publike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj”, njofton policia.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë, materiali procedural i është referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.




