Skënder Hitaj do të jetë kryepolici i ri i Shqipërisë, pas vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar në mbledhjen e sotme.
Ai ka marrë “dritën jeshile” nga kryeministri Edi Rama, pas procesit disa javor që është zhvilluar nga Ministria e Brendshme.
Lajmin e dha zyrtarisht ministri Besfort Lamallari, i cili publikon fotografinë e Skënder Hitaj dhe konfirmon se drejtori i Policisë Vendore Fier, tashmë është graduar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.




