Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Jugulajm.net
1 Min Read

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Me këtë vendim të KKTKM vlerësohet rëndësia  e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe synohet mbrojtja, ruajtja, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.

Bëhet me dije se nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar.

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen e fshatit Lin në Pogradec, pasuri kulturore të paluajtshme si “Ansambël arkitektonik urban”.

Share This Article