Një 35-vjeçar është dëmtuar gjatë punës në banesën e tij, teksa po krasiste degët e një peme. Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, i riu ka qenë duke punuar në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. I dëmtuari është banor i lagjes “1 Maji” në Fier.
Pas incidentit, familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me mjet privat drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.




