Humb jetën 50-vjeçari, u dëmtua gjatë punës nga 1 makineri

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra pasi u dëmtua aksidentalisht në punë.

Policia raporton se rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article