Krijimi i mundesive konkrete per te rinjte gjirokastrite per pjesmarrje ne vizita studimore ne vende te BE, ka qene ne fokusin e vizitave qe kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Golemi, ka organizuar se fundi ne Itali.
Vizita ne Bashkine e Bastia Umbra, kishte te bente ne kuader të projektit “Citizens, Equality, Rights and Values Programme (CERV)” qe eshte ne partneritet me Bashkine e Gjirokastres dhe bashkive partnere në projekt.
Kjo ka ne epiqender vizita studimore të të rinjve në strukturat vendimmarrëse publike në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Hungari.
Kryetari i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi me kete rast ka falenderuar homologun italian Erigo Pecci, për lidershipin dhe idenë për ta parë këtë bashkëpunim, jo thjesht ndërmjet dy bashkive, por si një mundësi për vendosjen e urave të bashkëpunimit midis të gjitha bashkive pjesëmarrëse në projekt.











