Moj Gjirokastra më vulë, prapë voton këta hajdutë

Jugulajm.net
5 Min Read

Nga Robert Lito

Gara e zgjedhjeve të 11 majit ka krijuar në situatë të precedentë ne Partinë Socialiste të Qarkut të Gjirokastrës. Pas 12 vitesh në pushtet, PS nuk ka asnjë bilanc për të prezantuar. Kandidatët nuk kanë asgjë për tu ofruar qytetarëve. E megjithatë, kandidatë të vjetër dhe të rinj nga rilindja kanë dalë këto ditë nga zyrat për të kërkuar votën pa premtuar asgjë. Mund të jetë fushat e vetme në botë kur ata që janë në pushtet nuk dinë çfarë kanë bërë dhe nuk dinë çfarë do bëjnë, por prapë kërkojnë të votohen.

Gjirokastra është qarku më rënien me të madhe te popullsisë. Në 12 vite qarkut i ikën mijëra banorë duke kthyer në zonën më të braktisur. Sipas shifrave të INSAT, në letër kemi më pak banorë sesa Kukësi. Në vitin 2011 Gjirokastra kishte 72 mijë banorë, me censusin e 2024 ka rreth 60 mijë. Pra, në gati 13 vite socialistët detyruan të emigrojnë 12 mijë banorë. Praktikisht në 3 mandatë u zhdukën dy qytete sa Memaliaj dhe Këlcyra.

Njerëzit nuk ikën nga qejfi. Ikën se asnjë nga ata që zgjodhi nuk u zgjidhi hallet dhe nuk u dha shpresë. Mungesa e investimeve ka bërë që zonat që historikisht kanë pasur bujqësinë dhe blegtorinë si mjet jetese sot janë drejt asgjësimit.

Qarku shtrihet nga kufiri me Greqinë dhe shkon deri në Berat, mirëpo kandidatët e që ka zgjedhur Edi Rama këto 12 vite njohin vetëm qytetin e Gjirokastrës, Përmetin e Tepelenën. Dhe në këto qytete njohin mirë lokalet e ahengjeve, jo problemet e banorëve.

12 vite kanë vegjetuar nëpër zyra të administratës, janë pasuruar, kanë bërë sikur kanë punuar dhe kanë ndihmuar në shkatërrimin e gjithë qarku. Shumica tyre kanë blerë shtëpi në Tiranë me shpresë që pensionin ta hanë në kryeqytet, ndaj ç’u duhet të merren me të prapambeturit e Gjirokastrës, me fshatarët dhe hallet e tyre.

Mirëpo këto ditë kandidatët e PS i ka zënë halli. Tani që u duhet të mbledhin vota po dalin nga zyrat dhe të takojnë njerëzit. I duhet t’i gënjejnë për herë të tretë. Puna është se këtë herë nuk dinë më as për çfarë ti gënjejnë. Gjatë 12 viteve në pushtet kanë harruar se ku jetojnë, se çfarë problemesh kanë zonat dhe pse janë emëruar në punët që bëjnë. 12 vite as Enver Hoxha nuk i mbante në detyrë sekretarët, i qarkullonte ndonjëherë sa për tu kujtuar se vinin nga përsheshi me gjizë. Në këtë mënyrë sekretarët ishin më pak fodull dhe kishin frikë. Po në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë Rilindja i mban 12 vite drejtorë e kryebashkiak dhe më pas gradon kandidatë për deputetë. Ndaj këta nuk kanë më as frikë dhe as trup të gënjejnë.

Kur dikush rri 12 vite në pushtet, në këto zona bëhet pak nga pak si behu i fshatit. Zyrën që i dha partia e sheh si çifligun e babait. Qytetarët si yzmeqarët që i mban me bukë ndërsa kundërshtarët si armiqtë që duhen asgjësuar. Duke qenë se jetojnë në një realitet tjetër, në zyrat e ngrohta të pushtetit me servilë që thonë lepe peqe, sot habiten pse ka kaq varfëri, habiten pse nuk ka ujë, rrugë, habiten pse njerëzit ikin. Arsyeja janë veta ata dhe zyrtarët e tjerë të rilindjes. Në 12 vite vetëm vodhën, një qark me 7 bashki nuk mund të mbahet peng politikisht nga 10 familje që qarkullojnë njëherë në pushtet vendor dhe njëherë në Kuvend.

Aq shumë kanë vjedhur sa dhe kënga e vjetër e Shemes Hajdutit tani në rrugicat e lagjeve të kalasë këndohet me qesëndi:

‘Moj Gjirokastra më vulë,

prapë voton këta hajdutë’.

Share This Article