FOTO/ Aksident, “Audi” përplaset me kamionçinën, plagosen 3 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së premteje në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier.

Burimet bëjnë me dije se automjeti tip “Audi” është përplasur “kokë më kokë” automjetin tip “Nissan” kamionçinë.

Për rrjedhojë të përplasjes së rëndë mes dy automjetëve mësohet, se kanë mbetur të plagosur drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article