I dha fund jetës me fostoksinë, bashkëqytetarët e 25-vjeçares ndezin qirinj në kujtim të saj

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë të premte në orën 18:00, në qytetin e Lezhës janë mbajtur homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, humbja tragjike e së cilës ka tronditur mbarë komunitetin.

Dhjetëra qytetarë, të afërm, miq dhe të rinj u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të saj, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen.

Mes lotësh dhe në një heshtje të rëndë, qytetarët ndezën qirinj në shenjë respekti për jetën e ndërprerë shumë herët të 25-vjeçares. Të pranishmit qëndruan për disa minuta në heshtje, ndërsa shumë prej tyre kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë humbje tragjike.

Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik në Lezhë, ku Xhuana njihej nga shumë banorë të qytetit. Homazhet u kthyen në një moment dhimbjeje dhe reflektimi për komunitetin, i cili shprehu mbështetje për familjen e të resë.

Mes qirinjve të ndezur dhe lotëve të qytetarëve, Lezha sonte kujtoi një jetë të re që u shua shumë herët, ndërsa komuniteti pret që drejtësia të japë përgjigje për një humbje që ka lënë pas dhimbje të madhe.

Share This Article