Gjirokastra dhe Shqipëria ka një kampion të ri në Bodybuilding. Ai është Maksi Gega, 42 vjeçar nga lagje “Palorto” e Gjirokastrës, e cila prej vitesh është shndërruar në djepin e kultivimit të kësaj disipline sportive.
Së fundi është organizuar Kampionati Kombëtar i Bodybuilding Natyral, ku mes dhjetëra konkurrentëve që morën pjesë, ka qenë dhe gjirokastriti Maksi Gega.
Pas një konkurrence të fortë nga pjesmarrësit që më së shumti ishin prej kryeqytetit dhe Durrësit, Maksi u shpall kampion për disiplinën “Master” të moshës mbi 40 vjeç.
Emocionet e tij ai nuk i fsheh për këtë titull që e kish ëndërruar prej kohësh, qysh kur shikonte në paralele në fëmijërinë e tij të hershme, profesorin e tij dhe të shumë brezave të Bodybuilding në Gjirokastër, kampionin e shumëfishtë në këtë diqiplinë sportive Nikollaq Muço.
Maksi për tre vite rresht stërvitet përditë nën një rregjim mjaft të fortë nën instruktimin e Nikos, duke u shndërruar në një trup të bukur muskuloz. Vetë Maksi shprehet se nuk do të ndalet me kaq si kampion kombëtar, por do të sfidojë konkurrentët e tjerë të huaj në Kampionatin Europian që pritet të organizohet në tetor në Rumani.
Trajneri i Maksit, Nikollaq Muço, vë në pah aftësitë e nxënësit të tij, ku u kurorëzuan dhe me titullin dhe kupën e kamionit që e fitoi në evenimentin e fundit. Ndërkaq nuk fsheh dhe problemin financiar që ndeshet kampioni shqiptar për të konkurruar në Rumani në Kampionatin Europian, pasi deri më tani nuk është përgjigjur financiarisht as Bashkia dhe as Federata, por që deri në tetor ndoshta do të gjenden dhe burimet financiare, që Maksi Gega të shkojë në Rumani dhe të çojë flamurin shqiptar si kampion.
Gjirokastra momentalisht në Shqipëri është kampione si në meshkuj dhe femra në Bodybuilding Natyral, pasi lavdërohet me Maksi Gegën dhe Oriela Trako.
Gjirokastra e ka shndërruar në traditë më shumë se 25 vjecare këtë sport, duke nxjerrë talente ndër vite.