Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj babait të tij dhe dëmtimit të ambienteve të Komisariatit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit E. B., banues në Kavajë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij.
Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit, shtetasi në fjalë ka dëmtuar një tavolinë në dhomën e shoqërimit, duke shtuar një tjetër shkelje në ngarkim të tij.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.




