Prangoset 56-vjeçari, përplasi për vdekje me fadromë 43-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë punës së tij ka përplasur me fadromë një 43-vjeçar në një gurore në Dajt, Tiranë.

43-vjeçari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

“Arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

 

Share This Article