Përfituesit e amnistisë më të fundit miratuar nga qeveria më datë 6 Shkurt, do të duhet të presin fitimin e lirisë edhe diçka më shumë se 50 ditë.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije, se projekt- ligji amnistisë, parashikohet të përfshihet në kalendar për tu diskutuar në komisionet parlamentare, në fillim të muajit Prill. Do të jetë Komisioni Parlamentar i Ligjeve komisioni përgjegjës për të çuar përpara këtë projekt ligj iniciuar nga ish ministri drejtësisë Besfort Lamallari.
Parashikohet mesi apo fundi Prillit, në miratimin në parlament të projekt ligjit të amnistisë ku në total përfitues janë 447 të burgosur. Nga ky numër total përfitojnë vetëm 4 të mitur dhe vetëm 9 gra.
Në projekt ligj parashikohet ulje dënimi për 5 gra dhe dy të mitur. Sikurse nga kjo amnisti përfitojnë ulje dënimi 853 të burgosur të tjerë. Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative.
Projekt ligji amnistisë parashikon po ashtu se duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.




