Një aksident fatal është regjistruar mbremjen e kësaj së marte, ku një 40 vjeçar po drejtonte një motomjet, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues pranë saj.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra nga përplasja, 40-vjeçari ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor dytësor “Berat–Roshnik”, në fshatin Duhanas, Berat.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.




