Kuvend, zbardhet agjenda e seancës së 12 marsit, do flasë Balluku…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar agjendën e punimeve për seancën e 12 marsit, ku një nga çështjet kryesore do të jetë kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministres Belinda Balluku.

Sipas agjendës, deputetja Balluku do të paraqitet e para në seancë dhe do të shprehet për çështjen që ka të bëjë me kërkesën për arrestin e saj.

Pas fjalës së saj, opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili do të diskutohet nga shumica parlamentare.

Pas paraqitjes së raporteve të dy grupeve, do të hidheshin në votim për miratim, ku kërkohet shumicë e thjeshtë për të kaluar projektvendimin.

Seanca është pritur me interes të madh politik, pasi çështja e autorizimit të arrestimit të Ballukut ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinioni publik.

Share This Article