Procedohet 50-vjeçari gjirokastrit, preu dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Hundëkuq

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Pirosti”, në fshatin Hundëkuq.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article