Një 66-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Këlcyrë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, ndaluan shtetasin V. S., 66 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




