Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele, ku një zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë djerrë në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve, dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




