EMRI/ Arrestohet ish-drejtori i AKU-së, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pasi në ambientet e këtij institucioni dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.

Bëhet fjalë për Elton Varakun, ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

Materialet i kaluan Prokurosisë për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share This Article