Ky i fundit madje zbuloi se Goda është mjeku që i stabilizoi tensionin.
Rama: Mirënjohje të veçantë meriton dhe Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT. Kam kënaqësinë ti jap një nga këto mirënjohje profesor Artanit. Po zbuloj dhe një sekret. Në një moment të caktuar të jetës i besova profesor Artanit sepse fillova të shoh lëkundjet e tensionit. E falenderoj me vete shpesh sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë perfekte. Kjo është vetëm një nga faktet e mia të fshehura në lidhje me shërbimin shëndetësor.
E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë mund t’u japin shërbimin dhe ekspertizën më të mirë. Padyshim që mund ta japin. E vërteta është se ndonjëherë kam tentuar ti kap dhe në gabim duke bërë një kontroll paralel kur kam pasur mundësi jashtë shtetit. E provova këtë gjë nja dy herë. Më doli e njëjta gjë që thoshin këta këtu dhe vendosa të rri me këta këtu. Faleminderit profesor!
Rama zbuloi më tej se kontaktin e parë me doktorin e kishte pasur kur ishte kryetar bashkie i Tiranës teksa solli për të pranishmit dhe disa momente gazmore në bisedën mes tyre.
Rama: Kur më vizitoi doktori isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. Si do ta marr çdo mëngjes i thashë, deri kur? Do ta marrësh, tha. I thashë, ore çfarë bëhet kështu, u plaka. Ky më tha, nuk u plake por u poqe.