Delegacioni i BE-së dënon dhunën gjatë protestës së PD-së në Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, duke dënuar aktet e dhunës që rrezikuan jetën e qytetarëve.

Në një komunikatë zyrtare, BE-ja thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike dhe duhet të ushtohet me përgjegjësi, duke respektuar sundimin e ligjit dhe sigurinë e individëve.

Reagimi i plotë: 

Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.

Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Share This Article