Shpallet në kërkim 29-vjeçari, përplasi me makinë qëllimisht çiftin e bashkëshortëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i dyshuar për përplasje të qëllimshme me automjet ndaj një çifti bashkëshortësh në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, në kërkim është shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier. Ai akuzohet se ka përplasur me mjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M), 35 vjeçe.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e të riut, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Share This Article