Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit, duke bërë që problematike të jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit.
Më të theksuara në zonat malore Lindore. Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.
Temperaturat e ajrit do të jene te ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 8°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.