Një 61-vjeçar raportohet t’i ketë dhënë fund jetës kete te marte
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima ka qëlluar veten me çifte në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit.
Burimet bëjnë me dije se viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja, jetonte me të ëmën.
Fëmijët i kanë jashtë shtetit. Mësohet se ka qëlluar veten prapa banesës, ku e ka gjetur të pajetë nëna e tij.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, policia në vendngjarje.




