Protesta e ditës së sotme është konceptuar të jetë ndryshe nga 3 protestat e mëparshme kombëtare.
Sipas burimeve pranë PD-së, nuk do të ketë një tribunë ku të flasin, por do të jetë marshim para institucioneve të ndryshme.
Këtë mbrëmje do të shmanget Kuvendi për shkak, se ngjitur është Xhamia e Namazgjasë dhe duke qenë muaji i Ramazanit është e mbushur me besimtarë.
Protestën e 20 shkurtit policia hodhi gaz lotsjellës në oborrin e xhamisë dhe pati reagim nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.




