EMRI/ Digjen 2 makinat e biznesmenit në Ksamil, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dy mjete janë përfshirë nga flakët në Ksamil, duke u djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të banesës së biznesmenit Rexhep Korbi, i cili ushtron aktivitet në zonë si pronar i një restoranti dhe një plazhi privat.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Share This Article