Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet është përplasur me një motor në aksin rrugor Burrel–Klos.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.
Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




