Sherr me thika mes 2 familjeve, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku mësohet se dy familje, fqinjë me njëra-tjetrën, janë përfshirë në një konflikt banal, i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e sherrit, dy persona kanë përfunduar të plagosur në spitalin e Durrësit, njëri prej tyre me thikë dhe tjetri me sende të forta.

Autori i plagosjes me thikë është një 22-vjeçar, i cili ka plagosur fqinjin e tij, teksa uniformat blu janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e tij.

Në konflikt është përfshirë edhe babai i autorit si dhe disa persona të tjerë të cilët janë shoqëruar nga Policia.

Ende nuk dihet arsyeja që nisi sherrin mes dy familjeve.

Share This Article