Ministria e Jashtme bën me dije se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.
“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, njofton ministria.