Qeveria hap”thesin”, 1 pagë shpërblim për punonjësit e burgjeve

Jugulajm.net
1 Min Read

Punonjësit e Burgjeve duket se do të shpërblehen për fundvit, pas një punë dhe një viti të gjatë dhe të lodhshëm që do të lemë pas.

Bëhet me dije se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka propozuar që punonjësit e burgjeve të marrin nga një pagë shtesë si shpërblim për fundvit.

Kërkesa është pranuar dhe qeveria ka bërë një VKM për shpërblimin me një pagë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, përfshirë dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Burgje.

Share This Article