Sherr me thika në Sarandë, një i plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i plagosur me thikë është shënuar mbrëmjen e djeshme pas mesante në një lokal në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar në një lokal të sapo-inauguruar.

Sherri fillimisht ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit e më pas është zhvendosur në rrugën para subjektit.

Nuk dihen ende motivet si ka ndodhur ngjarja. I plagosuri është transportuar në spitalin e Sarandës. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur