Gjendet i pajetë 49-vjeçari, dyshohet se ra aksidentalisht në përrua

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua. Sipas policisë, u gjet i pajetë shtetasi me inicialet S. H.

Ky i fundit ishte larguar nga banesa e tij në Librazhd pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanavetë rastit.

Informacion paraprak

Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Share This Article