Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar në shtëpinë muze të “Kongresit të Lushnjës”, numri një i pankinës kuqezi u shpreh i lumtur.
Mësohet se edhe stafi i tij po ashtu janë bërë qytetarë shqiptarë, një praktikë administrative kjo dukshëm ndaj të gjithë teknikëve të huaj që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.
”Është një nder për mua dhe stafin tim që të jem këtu. Duhet të falënderoj me të vërtetë popullin shqiptar, që ka besuar tek e gjithë puna jonë. Falënderoj shumë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit dhe gjithë vendin.
Jemi me të vërtetë të kënaqur, kemi bërë një punë të mirë të gjithë, së bashku.
Por pas pak kohesh kemi një sfidë akoma më të rëndësishme. Faleminderit të gjithëve”, përfundoi Sylvinho.