Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. M., 30 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për lirimin e një sipërfaqeje toke shtetërore që e kishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




