Sherr mes të miturve, plagoset 15-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të martë pas një sherri me disa të mitur të tjerë të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në në Lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit.  Gjatë konfliktit të miturit janë goditur me njëri-tjetrin me mjete rrethanore.

Fatmirëisht 15-vjeçari nuk ka marrë plagë të rënda. Lidhur me ngjarjen janë identifikuar 5 të mitur të përfshirë në konflikt. Ata janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

“Kukës/ Informacion paraprak. Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article