Parashutizmi si nje sport po vijon aktivitetet ne Gjirokaster fale grupimit Skydiving Albania. Mbi 20 parashutiste italiane kane dhuruar spektakel ne qiellin e qytetit te gurte, duke ofruar edhe hedhje me instruktore per qytetaret e interesuar. Instruktoret italiane vleresojne pisten e aerodromit tashme i çertifikuar, por vene theksin tek investimet e kerkuara per vendosjen ne funkison te plote te ketij aerodromi.
Egestina Levani organizatore e ketij aktiviteti thekson domosdoshmerine e nderhyrjeve ne infrastukturen e aerodromit te Gjirokastres.
Çertifikimi i aerodromit si dhe aktivitetet e zhvilluara ne te, kane qene nje vlere e shtuar ne oferten turistike te Gjirokastres fakt qe theksohet nga kreu i bashkise Flamur Golemi.
Skydiving Albania ka organizuar nje sere aktivitetesh, nderkohe qe ne Gjirokaster se shpejti pritet organizimi i nje eventi nderkombetarte parashutizmit sportiv.